Shpend Ahmeti: Sot u shit edhe Audi Q7


E shtunë, 17 Qershor 2017

Edhe Shpend Ahmeti e ka dhënë lajmin përmes Facebookut që Audi Q7’shi i ish-kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa, u shit sot. Vetura fillimisht u hodh në ankand, ku më pas u ble nga një person nga Peja në vlerë 22 mijë e 500 euro, shkruan Express.

Ahmeti ka thënë se nga shitja e kësaj veture, paratë do të përdoren për më të rrezikuarit e Komunës së Prishtinës, “le të jetë edhe mesazh që makina të tilla të mos blihen më, së paku jo me para publike…”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Sot u shit edhe Audi Q7. Një premtim simbolik më në fund u realizua.

Simbolik sepse si përqindje e buxhetit nuk është e madhe. Por simbolik sepse një veturë e shtrenjtë përfaqësonte çdo gjë që nuk na duhet në sektorin publik. E shtrenjtë, me xhama të zi për tu barikaduar dhe me 26 litra shpenzime. Në mënyrë simbolike paratë nga shitja do ti përdorim për me të rrezikuarit e komunës tonë.

Le të jetë edhe mesazh që makina të tilla të mos blehen më, së paku jo me para publike. Le të jetë edhe mesazh për destinimin e buxhetit në të gjitha komunat e institucionet.

Etiketa: , ,
Të fundit