Shkelet për vdekje nga kamioni, e pastaj edhe nga automjetet tjera


E hënë, 24 Qershor 2013

Policia e Kosovës ka njoftuar se një këmbësor i gjinisë mashkullore është goditur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në autostradë, në fshatin Bellanicë. Ndërsa, sipas hetuesve të Trafikut Rajonal të Prizrenit, dyshohet se viktima është goditur nga një automjet i transportues, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, hetuesit thonë se trupi i viktimës që tanimë është dërguar për autopsi, është shkelur edhe nga automjete tjera, të cila nuk janë ndalur në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, Policia e Trafikut Rajonal në Prizren u bënë thirrje qytetarëve, të cilët kanë ndonjë informacion sado të vogël për rastin, ta njoftojnë policinë në telefon. Ata që kanë kartelë “Vala” këtë mund ta bëjnë në numrin 192, ndërsa me IPKO në 922.