Shkenca nuk arrin të shpjegojë gjithçka


E enjte, 2 Shkurt 2017

Eroll VELIJA

Po shkenca është vërtet në gjendje t‘u japë përgjigje të gjitha pyetjeve që vetëm pak vite më parë mund t‘u përgjigjej vetëm feja? Në fakt, nëse kërkimet e shumë kozmologëve dhe evolucionistëve kanë sqaruar shumë mistere mbi universin dhe jetën, sektorë të tjerë kanë hapur mistere të reja.

Paradokset

Kërkimet e shumta të shkencëtarëve të ndryshëm treguan se në botën e grimcave subatomike vlejnë ligje shumë të ndryshme. U zbulua se dy të vërteta kontradiktore në “botën e vogël” mund të jetë të dyja të vërteta. Me pak fjalë, aty asgjë nuk është e parashikueshme. Dhe për shkak të kësaj paparashikueshmërie edhe në universin “normal” rruga e ngjarjeve është e paparashikueshme. Edhe për këtë arsye ateizmi klasik, i shpërndarë tradicionalisht mes shkencëtarëve, duket se po i lë vend një pozicioni më gnostik. Në praktikë shkenca nuk është në gjendje të shpjegojë gjithçka.

Morali laik

Por a mund të jetosh pa besim, pa vlerat e tyre?

Mungesa e besimit fetar nuk është domosdoshmërisht mungesë e rregullave morale. Historia ka treguar që ateistët nuk janë mëkatarë edhe pse nuk besojnë. Ja që është e mundur të vendosësh rregulla morale, të cilat nuk bazohen në ekzistencën e një force madhore. Shumë ateistë kanë luftuar për të mirën e njerëzimit. Kështu, ateizmi militant i shumë regjimeve komuniste propozonte një lloj besimi ndryshe. Për Michel Onfray, autor i “Manuale di teologia”, nuk është e vërtetë që vlerat e besimit janë kaq të qarta. “Librat e shenjtë siç janë për shembull Bibla dhe Kurani, përmbajnë në vetvete mesazhe kontradiktore, paqeje por edhe dhune, kundër tradhtarëve dhe sidomos grave”. Më shumë se sa kristianët, më tolerantë do të mendojnë baballarët e kishës si Shën Agostini, me nocionin e luftës së drejtë apo San Bernardo që hyjnizoi vrasjen e tradhtarëve për të ndryshuar mesazhin kristian. “Një Zot i mirë nuk do të kishte lejuar kurrë tmerret e kryqëzatave, pengjet dhe vrasjet. Madje mendoj se nuk do të kishte lejuar as nazizmin me shkrimin: Zoti është me ne në rripat e SS”, tregon Onfray.

ose është i padobishëm, ose ka vdekur

Në shekullin e kaluar, ndërsa ateizmi dhe “babai” i psikanalizës, Zigmund Frojd, studionte të pandërgjegjshmen dhe mbështeste fuqishëm se të çlirohesh nga fiksimi për ekzistencën e Zotit do të thoshte të emancipoheshe drejt një shoqërie të matur e të përgjegjshme, filozofi Friedrisch Nietzsche (1844-1900) thoshte me zë të lartë: “Zoti ka vdekur” dhe përshkruante me hollësi te kryevepra e tij, “Kështu foli Zarathustra”, se njeriu duhet të gjejë te vetja vlerat e tij. Filozofë të tjerë të quajtur ekzistencialistë dhe jo shumë larg nga pesimizmi i poetit ateist Xhakomo Leopardi (1798-1837), si shkrimtari francez Albert Kamy (1913-1960) dhe filozofi Jean-Paul Sartre (1905-1980), kanë mbështetur absurditetin e botës, duke e ftuar njeriun të “krijohej” vetë, e të vlerësonte jetën pa menduar se Zoti do t‘i ndihmonte të arrinin atë që donin. Ndërkaq, shkenca kishte hedhur bazat për kuptimin e një bote që arrin të bëjë edhe pa Zotin. Teoria e Evolucionit të Charles Darwin (1809-1882) na jep një shpjegim të besueshëm se si jeta ka evoluar nga format më të thjeshta të saj e deri te krijimi i qenies më të komplikuar, asaj njerëzore. Sipas disa kërkuesve, pjesa akoma pashpjegueshme e procesit të formimit të kozmosit është akoma ajo fillestarja, dhe nuk ka dalë asnjë teori e re. Domethënë ajo e “Big Bang”, shpërthimi nga i cili ka origjinën universi, që ka arritur të formohet në kohën prej 10-43, e cila është njësia më e vogël e kohës e matur deri më sot. Kjo është “teoria e gjithësisë”, e cila duket si e pashpjegueshme dhe e mbinatyrshme, por duke iu përmbajtur ligjeve të fizikës dhe kozmosit, do të kuptonim shumë shpejt këtë shpërthim dhe formimin e universit. Por, pavarësisht ligjeve dhe rregullave të fizikës dhe kimisë, kjo nuk përjashton ekzistencën e Zotit, i cili krijoi në fillim qiellin, tokën, kafshët dhe njerëzit. Dhe kjo duket sikur të kthen në një teori të vjetër të quajtur “deizëm”, të nxjerrë në vitet 600 nga filozofi anglez Francis Bacon, që e shihte Zotin si një superorë që ndërtoi kozmosin, pastaj e bëri të nisej dhe pastaj e la të vazhdonte në punën e tij.

Po të jetë i keq?

Megjithatë, vetëm në vitet 800 dhe 900 falë shkencëtarëve ateizmi filloi të përhapej shumë. Filozofi gjerman, Arthur Schopenhauer, (1788-1860) mohoi, duke parë lumturinë që nuk ekzistonte dhe të keqen që kishte pushtuar botën, më shumë sesa ekzistencën e Zotit shpresën se ai do të sillte mirësi. Më pas, Ludwig Feuerbach (1804-1872) mbështet se besimi është sinteza e aspiratave të njeriut, e “pajisur” nga natyra me urtësi, vullnet, drejtësi dhe dashuri. Njeriu kërkon, duke e bërë të shenjtë, t‘u japë më shumë vlerë këtyre rregullave së bashku dhe të japë një vlerë edukative. Besimi është një mënyrë për të edukuar njerëzimin me vlerat më të larta. Një tjetër filozof gjerman, Karl Max (1818-1883), themelues i komunizmit, tregonte se nëse ky është qëllimi i besimit, për të bërë pa atë mjafton të eliminosh shfrytëzimin dhe vuajtjet e shoqërisë. Në këtë pikë besimi, që është “opiumi i popujve”, domethënë një mënyrë për t‘i mbajtur të qetë, nuk do të kishte më arsye të ekzistonte.

Zoti? Një mister

Sulmi më i vendosur dhe më i fortë për Zotin erdhi nga iluministët francezë dhe në veçanti nga baroni Paul Heinrich d‘Holbasch (1723-1789), në shtëpinë e të cilit mblidheshin bashkëpunëtorët e “Enciklopedisë”. Për Holbasch ligjet e materies nuk derivojnë nga një ndërhyrje hyjnore, por varen nga nevoja e gjërave për t‘u rregulluar mes tyre, ashtu si ndërrimi i stinëve që nuk vendoset nga Zoti, por nga rrotullimi i Tokës rreth Diellit. “Natyra, thoni ju, shkruante duke iu drejtuar kishës, është e pashpjegueshme pa Zotin. Për të shpjeguar atë që kuptoni pak, keni nevojë për leksione që të mësoni ato që nuk i shpjegoni dot”

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,
Të fundit