E premte, 1 Maj 2015
Shkup – Një numër i madh i sindikatave të pavarura në Shkup këtë vit festuan 1 Majin, “Ditën Ndërkombëtare të Punës”, duke marshuar në shenjë proteste dhe duke kërkuar drejtësi sociale dhe më shumë të drejta të punës, raporton Anadolu Agency.
Marshi filloi para përmendores të sindikatave ndërmjet dy luftërave botërore, të cilët kaluan pranë Parlamentit, Ministrisë së Drejtësisë dhe përfunduan para godinës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Protestuesit me sloganin “Mos u relaksoni! Mund të shkarkoheni” bëjnë thirrje për mbështetje masive dhe porositin se sot nuk është një ditë për skarë, por është një ditë e luftës për të drejtat e punëtorëve.
Organizatorët e marshimit vlerësojnë se vitin e kaluar shumica e të shtypurve ishin të punësuarit në sektorin publik, veçanërisht në administratën publike, të cilëve iu është imponuar një numër i rregullave të reja për kontroll dhe shkarkim të papërshtatshëm më të lehtë. Sipas tyre honorarët janë të ekspozuar ndaj varfërimit për arsye se iu është imponuar një detyrim për të paguar kontribute në pagat e tyre.
Protestuesit besojnë se në Republikën e Maqedonisë varfëria është më e lartë se asnjëherë më parë, të drejtat e punëtorëve shkelen çdo ditë dhe të papunësuarit në vend që t’iu ofrohet një punë ata fshihen nga të dhënat. Po ashtu në qendër të Shkupit për të festuar “Ditën e Punës” edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (SSM) mbajtën një marsh solidariteti. LSM kërkon marrëveshje kolektive për të gjithë të punësuarit, vende pune të sigurta dhe rroga të sigurta për punëtorët.
Etiketa: Protesta, shkup