E martë, 3 Qershor 2014
Prishtinë – Sot në Lebanë të Prishtinës, Agim Bahtiri së bashku me presidentin e tij Behgjet Pacolli kanë nisur, realizimin e premtimit për ndërtimin e fabrikës së kërpudhave.
Mirëpo kur ata menduan se kishin kaluar të gjitha telashet dhe se ikja nga Mitrovica u ka zgjidhur të gjitha problemet, doli një tjetër gjë.
Komuna e Prishtinës me të cilën shkon Lebana, respektivisht kryetari i saj Shpend Ahmeti ka aluduar se kjo fabrikë në Lebanë sot ka vënë gurthemelin pa leje dhe si e tillë mbase edhe nuk do të lejohet.
Ai ka thënë se kjo është kohë fushate dhe ata po e keqpërdorin këtë gjë.
“Sot dëgjova që B. Pacolli dhe A. Bahtiri paskan vënë gurthemelin e fabrikës së këpurdhave në komunën e Prishtinës. Përderisa ne mirëpresim investime në komunën tonë, duhet të potencojmë që në Komuna e Prishtinës pa leje nuk do të punohet. Është kohë e fushatës, dhe nuk do të bëjmë fushatë më këtë punë por ju bëjmë thirrje njerëzve që kane qenë dhe janë në institucione të jenë shembuj më të mirë të respektimit të ligjshmërisë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Etiketa: Behgjet Pacolli, Prishtinë, Shpend Ahmeti