Shpendi dhe pesë zyrtarë komunalë të suspenduar nga ai


E martë, 11 Shkurt 2014

Aktakuza ndaj zyrtarëve ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2012.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka suspenduar nga puna pesë zyrtarë komunalë, ndaj të cilëve po zhvillohet proces gjyqësor.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Adonis Tahiri, megjithëse nuk ka dashur të flasë se për cilët zyrtarë bëhet fjalë.

Vendimi, sipas Tahirit, është në përputhje me Ligjin për Shërbyes Civilë, derisa ka bërë të ditur se deri në përfundimin e procesit gjyqësor ndaj tyre do të marrin 50 për qind të pagës.

Të suspenduarit janë zyrtarët e Komunës, që ishin arrestuar më 3 maj të vitit 2011 nën dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare, keqpërdorim të rreth 800 mijë eurove të buxhetit të Komunës së Prishtinës, në projektin për ndërtimin e kolektorit atmosferik mbi lumin “Prishtevka” në Lagjen Kalabria, transmeton Koha.net.

Të fundit