Shpërthen vullkani më i madh në botë (Video)


E mërkurë, 20 Prill 2016

Vullkani famëkeq i Meksikës “Popocatepetl” ka shpërthyer të hënën, duke shkaktuar një zjarr, tym dhe hi masiv.

Nga ky shpërthim i vullkanit, qyteti më i afërt Puebla është mbuluar nga hiri, duke shkaktuar kështu mbylljen e aeroportit lokal.

Sipas autoriteteve, hiri kishte arritur lartësinë 3 kilometra mbi krater, shkruan The Guardian, transmeton Express.

Shpërthimi i fundit më masiv i këtij vullkani është regjistruar në vitin 2000.
Shikoni momentin e shpërthimit të vullkanit:

https://www.youtube.com/watch?v=t96pyJDsz7E

Etiketa: ,
Të fundit