E martë, 19 Prill 2016
Shkodër – Në lagjen “Fermentim” të qytetit të Shkodrës është regjistruar një shpërthim eksplozivi.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 minuta të mesnatës. Bëhet e ditur se lënda plasëse është vendosur në portën hyrëse të një lokali.
Ndërkohë, nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia e Shkodrës ka njoftuar se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa po merr në pyetje pronarin e lokalit për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
Gjithashtu, nga ana e bluve kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.
Etiketa: Policia e Shqipërisë, shkoder, shperthim, Shqipëri