E mërkurë, 9 Gusht 2017
Një mjet shpërthyes me fuqi shkatërruese jehoi sot në mëngjes rreth orës tre në ndërtesën afariste në Podgoricë, njofton RTCG. Sipas televizionit, ndërtesa ndodhet në afërsi të Kishës Ringjallja e Krishtit në Podgoricë.
Në shpërthim nuk ka viktima, por është shkaktuar dëm i madh material. Prej shpërthimit të fuqishëm janë thyer xhamat në ndërtesat përreth dhe janë dëmtuar disa automjete, shkruan tv21.
Sipas televizioni Vijesti, bëhet fjalë për shpërthim të një bombe të përpunuar në dorë “të cilën e kanë hedhur një ose më shumë persona”.
Në vijim është ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ekipet e policisë malazeze.
Mbi objektin në të njëjtën ndërtesë afariste bombë është hedhur edhe në nëntor të vitit 2016.
Etiketa: podgorice, shperthim