E martë, 16 Qershor 2026

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit.
Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të panjohur hodhën një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij.
Bazuar në informacionet që ka Klankosova.tv, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Rastin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Kryeziu tha se ende nuk dihen motivet e rastit.
“Qëndrojnë informatat, mirëpo ende nuk është zbuluar kryesi i veprës dhe ende nuk dihen motivet. Jemi duke punuar në grumbullimin e provave dhe identifikm të kryesit/esve të veprës”, deklaroi Kryeziu.
Burimi: klankosova
