Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

[Përditësim] Shpërthim në Stamboll, 4 të vdekur, 20 të plagosur

Prizren Post | 11:02 - 19.03.2016

[Përditësim] Sipas informacioneve të dhëna nga Zyra e Guvernatorit të Stambollit bëhet e ditur se deri më tani kanë vdekur 4 persona dhe më shumë se 20 teë tjerë të lënduar.


Shpërthim në Stamboll, 2 të vdekur, 10 të plagosur

Stamboll – Sipas informacioneve të marra mësohet se pas shpërthimit në bulevardin “İstiklal” në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, ekipet e shëndetësisë dhe zjarrfikëset.


Në bulevardin “İstiklal” në rajonin Beyoğlu të Stambollit ka patur një shpërthim, ku ka të plagosur raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se pas shpërthimit në bulevardin “İstiklal” në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, ekipet e shëndetësisë dhe zjarrfikëset.

Ndërsa mësohet se policia ka bllokuar hyrjet dhe daljet në bulevard si dhe ka rrethuar zonën e shpërthimit.

Gjithashtu theksohet se në lagjen Taksim nuk lejohet hyrja e mjeteve përveç atyre zyrtare, si të policisë, zjarrfikëseve dhe ambulancave. Gjithashtu vihet në dukje se në ngjarje ka të plagosur.


Arivisti Company