E shtunë, 10 Dhjetor 2016
Stamboll – Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të stadiumit Vodafone Arena në Stamboll, raporton Anadolu Agency.
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Süleyman Soylu ka deklaruar: “Dyshohet se ka qenë një autobombë në vendin ku po dilte autobusi i forcave policore, pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor. Ka rreth 20 të plagosur. Nuk kam informacion për dëshmorë. Shpresoj që të mos ketë.”
Ndërkohë Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme Süleyman Soylu dhe prefektin e Stambollit, Vasip Şahin ku ka marrë informacione mbi ngjarjen.
Këshilli i Radio Televizionit Kombëtar të Turqisë (RTÜK), ka njoftuar se është vendosur për ndalimin e publikimeve në lidhje me shpërthimin e ndodhur në afërsi të stadiumit të Beşiktaş-it, Vodafone Arena në Stamboll.
Deri më tani dyshohet të jenë rreth 40 të plagosur.