Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shpërthim në Stamboll, të paktën 10 të plagosur

Prizren Post | 17:21 - 06.10.2016

Stamboll – Policia ka njoftuar se është duke kërkuar personin i cili dyshohet për shpërthimin që sot ndodhi në afërsi të stacionit policor në qarkun Bahcelievler të Stambollit, raporton Anadolu Agency.

Bëhet e ditur se në kërkimin për personin e dyshuar policia ka përfshirë edhe helikopter. Policia është duke kërkuar edhe në autobusë dhe metro.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën dhjetë persona janë plagosur pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në qarkun Bahcelievler.

Deri te shpërthimi i fuqishëm në lagjen Yenibosna erdhi sot rreth orës 15:50 sipas kohës lokale.

Shpërthimi shkaktoi dëm të madh material në automjetet dhe ndërtesat përreth, ndërsa në vendin e ngjarjes u dërguan ekipe të shumta të policisë dhe ndihmës së shpejtë mjekësore.

Policia ka mbyllur për komunikacion në rrugët përreth ku ndodhi shpërthimi.


Arivisti Company