E mërkurë, 22 Nëntor 2023
PRIZREN – Prokuroria Themelore në Prizren ka konfirmuar se është arrestuar njëri nga të dyshuarit për shpërthimin e granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren, ku si pasojë u lënduan 10 persona.
Përmes një njoftimi për media nga prokuroria kanë bërë të ditur se dy të dyshuarit e tjerë janë ende në kërkim.
“Lidhur me rastin, tre persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”, thuhet në komunikatë.
Etiketa: Aktuale, Policia, Prizren, shperthim