Shpërthimi në Mançester – 19 të vdekur, mbi 50 të lënduar (foto)


E martë, 23 Maj 2017

Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar dy shpërthime të mëdha – ngjarja ka ndodhur në koncertin e pop këngëtares, Ariana Grande.

Klan Kosova ka kontaktuar me ambasadorin e Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, për të kuptuar nëse në mesin e të vdekurve, apo të lënduarve, ka shtetas të Kosovës, por ambasadori ka thënë viktimat ende s’janë identifikuar dhe ende po presin.

“Nuk ka ende informacion për identitetin e të vdekurve ose të lënduarve. Policia ka njoftuar që do të publikojë kontaktet për këtë qëllim së shpejti. Po presim ende”, ka thënë ambasadori.

Gjithsesi, ambasada e Kosovës për çdo rast ka publikuar një numër emergjent për këdo në nevojë.

Ndërsa, ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, porse forcat e rendit janë duke e trajtuar si rast terrorist.

Policia e Mançesterit ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në brendi të arenës.

Etiketa: , , ,
Të fundit