Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shqipëria drejt Francës pa asnjë humbje

Prizren Post | 11:10 - 05.09.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Tiranë – Shqipëria është e pamposhtur. As në “Telia Parken”, kuqezinjtë e Xhani De Biazit nuk janë dorëzuar, duke hedhur edhe një hap para Francë 2016. Para Danimarkës, skuadra jonë ka arritur zyrtarisht dhe matematikisht në “play-off”, por vazhdon të mbetet e treta më e mirë, teksa ka barazuar 0-0 me Danimarkën dhe është në Europian për momentin.

Një ndeshje ku kemi vuajtur, por që në fund i ka dhënë një pikë skuadrës tonë që duhet thënë se ka dhënë më të mirën e fushë. Ashtu siç ishte deklaruar, De Biazi ka hedhur në fushë debutuesin Gjimshiti dhe Gashin djathtas.

Gjithçka pothuajse perfekte, por që mund të kishte qenë edhe më e bukur nëse Roshi do të kishte bërë surprizën. Në fillim ndeshja ka qenë e vështirë, sepse skema e re e ekipit donte kualifikim në fushë. Ndeshja nis me danezët më agresivë që fillojnë të ushtrojnë menjëherë presion në mbrojtjen e kuqezinjve. Djemtë e De Biazit qëndrojnë të tërhequr dhe presin kundërshtarin. Megjithatë, Danimarka ka vështirësi të kërcënojë, kjo edhe për meritë të mbrojtësve tanë. Në minutat në vazhdim, Shqipëria fillon të shtyjë disi përpara dhe në minutën e 24-ët vjen rasti më i mirë.

Lenjani kroson rrezikshëm shpëtimtar, portieri kuqezi tregohet edhe njëherë vendimtar me pritjen e tij. Tre minuta më vonë zbritje e shpejtë e Shqipërisë me Gashin, që pason në të majtë për Migjen Bashën, por ky i fundit me zor e mbërrin dhe topi përfundon në fundore. Nëse Berisha shpëton një herë rezultatin, është tani kapiteni Cana që e bën për herë të dytë. Pasim perfekt për Bentdner që gjendet i pazbuluar brenda zonës. Në momentin final, kur sulmuesi do gjuante, vjen nga mbrapa Lorik Cana dhe i largon topin nga këmbët. Shqipëria në vështirësi. Ndeshja kthehet me një portë.

Vendësit mundohen që të shënojnë gol, por e kanë të pamundur. Dhe kur nuk pritej vjen shansi që mund të kishte qenë vendimtar. Është minuta e 92-të. Roshi ka shansin më të mirë për të shënuar, që mund të ishte një “deja vu” kuqezi. Mesfushori niset i vetëm drejt portës dhe nuk shërben në qendër por gjuan, duke i dhënë mundësinë portierit të presë topin. Më pas një rast drejt portës tonë nga danezët, por që nuk sjell asgjë. Danimarkë- Shqipëri mbyllet në barazim pa gola.

Ashtu si pritej, në Danimarkë luajtëm një ndeshje të shkëlqyer në aspektin taktik, sidomos në pjesën e parë, kur Danimarka nuk goditi asnjëherë drejt kuadratit tonë dhe ne i shkuam pranë golit me Cikalleshin, ndërsa në stadium më shumë dëgjoheshin brohoritjet e tifozëve të shumtë kuqezinj. Në pjesën e dytë, ashtu si pritej, Danimarka u hodh e tëra në sulm, pasi ishte e qartë që barazimi për ata ishte si humbje. Përfundimisht kthehemi në Tiranë me një pikë dhe shansin e madh kundër Portugalisë për të fituar. Kuqezinjtë tani në tre ndeshjet e mbetura kanë në dorë kualifikimin direkt. Janë në lojë edhe 9 pikë, tre më shumë se danezët që do të thotë se kuqezinjtë kanë mundësi reale për t’u kualifikuar në Francë 2016.

De Biazi: Portugezët? T’i mundim edhe ne të hënën

Njëshi i stolit kuqezi optimit për ndeshjen e ditës së hënë në “Elbasan Arena”

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi qan rastin e Odise Roshit. Trajneri pas ndeshjes ka qenë i qetë, por gjithashtu edhe i kënaqur me atë që kanë arritur kuqezinjtë. Ndoshta e ka pritur që skuadra të merrte këtë pikë dhe në fund ia ka dalë. Tani është Portugalia dhe De Biazi kërkon me ngulm fitoren. “Ndeshje shumë e vështirë pasi skuadra është shumë fizike, ne bëmë një ndeshje të mirë, luajtëm ashtu siç duhej të luanim. Një ndeshje e vuajtur, por besoj që u munduam me ndërrime të ndryshojmë skuadrën dhe ta sulmojmë Danimarkën. Këtë e bëmë më futjen e Sadikut dhe Roshit dhe me pak fat mund ta fitonim ndeshjen.

Një ndeshje është ndeshja më e vështirë. Pas humbjes që ka bërë sot mund ta mundim edhe ne ditën e hënë, por do të jetë e vështirë. Ishte një pikë me vlerë dhe aq më tepër përballë një ekipi rival që sot e kërkoi fitoren me ngulm. Ne menduam më shumë për t’u mbrojtur dhe për fat të keq nuk ka funksionuar kundërsulmi. Ne kishim një mundësi të mirë për ta mbyllur ndeshjen me rastin e Roshit në fund, por nuk e arritëm. Megjithatë, rëndësi ka kjo pikë që na vlen shumë.

Dy barazime ndaj Danimarkës do të thonë shumë për ne dhe na japim më shumë besim. Ekipi luajti mirë, sidomos reparti i prapavijës ku arriti me sukses të largonte me sukses çdo rrezik. Tashmë na pret një ndeshje akoma më e vështirë si ajo ndaj Danimarkës, dhe duhet të jemi shumë herë më lart se sot. Kemi pak kohë në dispozicion, por do mundohemi të japim më të mirën. Është shpejt për të folur për rinovimin, pasi vëmendja jonë është te rezultatet dhe te objektivi i madh që kemi. Shpresoj të ecim kështu dhe gjithçka të shkojë mirë”, deklaroi De Biazi.

Duka: Dua fitoren me Portugalinë

“Ishte një ndeshje e vështirë me emocion. Ndofta kemi bërë ndonjë gabim, por arritëm objektivin, dhe na jep më shumë forcë dhe siguri për të ardhmen. Nëse do të kishim shënuar me Roshin do të ishim të kënaqur. Gjithsesi, kemi bërë shumë mirë. Ne jemi skuadër për të shkuar në Francë, por kemi edhe tre ndeshje për të luajtur me kundërshtarin më të fortë të grupit dhe përse të mos e fitojmë këtë ndeshje. Dua të falënderoj të gjithë ata që erdhën në stadium dhe në rrugët e Kopenhagenit”./Shekulli/


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company