Shqipëria fiton ndaj Bullgarisë, Ernest Muçi realizoi gol ‘bombë’


E martë, 17 Tetor 2023

Shqipëria e ka fituar përballjen miqësore ndaj Bullgarisë me rezultat 2-0.

Kombëtarja e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar në minutën e shtatë me anë të Jair Asanit.

Myrto Uzuni pati një rast të mirë shënimi, por që u ndal jashtë zonës nga Antov i Bullgarisë.

Momenti më vendimtar i pjesës së parë ishte ai në minutën e 41-të, kur pas një pasimi në zonë nga Uzuni, Qazim Laçi përfitoi dhe shënoi për 1-0.

Për ta mbyllur këtë miqësore në rrugën më të mirë të mundshme, u përkujdes Ernest Muçi që realizoi një gol nga distanca në minutën e 81-të.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit nëntor, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, ndërsa i duhet vetëm një pikë për tu kualifikuar në Kampionatin Europian që mbahet në vitin 2024 në Gjermani.

Etiketa: , , ,
Të fundit