E martë, 9 Gusht 2016
Tiranë – Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë një konference për shtyp të dhënë dje pasdite shprehu shqetësimin për situatën e rëndë të krijuar si rezultat i përmbytjeve të ndodhura në zonën e Shkupit dhe Tetovës. Ai bërë të ditur se qeveria shqiptare do të ofrojë një ndihmë financiare prej 100 mijë eurosh, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Bushati shprehu ngushëllimet për jetët e humbura, ndërsa theksoi se ndjekin nga afër situatën e rëndë humanitare dhe vazhdojnë kontaktet me zyrtarë të lartë të Maqedonisë.
Në shenjë solidarizimi me popullin dhe qeverinë e Maqedonisë, si dhe me familjet e viktimave, ministri Bushati bëri të ditur vendimin e qeverisë shqiptare për të alokuar një fond prej 100 mijë eurosh për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet të situatës në Shkup dhe Tetovë.
Ai shprehu gatishmërinë për të vënë në dispozicion çdo lloj ndihme tjetër që mund të kërkohet për administrimin sa më mirë të situatës së krijuar.
“Në orët e ardhshme, do të vijojmë kontaktet intensive me autoritetet maqedonase për të marrë një vlerësim të detajuar të dëmeve dhe modalitetet e bërjes efektiv të fondit të akorduar”, u shpreh ministri Bushati.