Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shqipëria pritet të marrë një sasi armësh dhuratë nga Arabia Saudite

Prizren Post | 23:49 - 11.10.2016

Tiranë – Sapo jepet lajmi për një vizitë të njeriut që drejton ushtrinë shqiptare në Arabinë Saudite – në këtë rast znj. Kodheli – pyetja e parë që të vjen ndër mendje është se cila mund të jetë arsyeja?

Shqipëria është në NATO dhe ushtarakisht dhe në këtë aspekt pak ose aspak gjëra e lidhin me këtë vend.

Por siç mesohet nga burime konfidenciale, Arabia Saudite pritet që të furnizojë ushtrinë shqiptare me një arsenal armatimi bashëkohor të dalë si tepricë nga rinovimi tërësor i inventarit luftarak që vetëm një vit më parë Riadi e bëri duke blerë tanke, blinda, dhe artileri të rëndë nga Gjermania.

Dhe është pikërisht ky shkak që e ka çuar delegacionin e nivelit të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë në kryeqytetin saudit, në krye të së cilit është vetë ministrja Kodheli, për të shqyrtuar mundësinë e një marrëveshjeje zyrtare dhurimi.

Kjo, edhe me një ndërmjetësi amerikane, pasi një këshillimi që Uashingtoni i ka bërë Riadit që sasinë e armëve t’ja kalojë Shqipërisë, me qëllim që ato mos përfundojnë në vende me konflikte.

Vullnetin për këtë marrëveshje e ka shprehur një zyrtar shumë i lartë saudit, i cili nuk është as më shumë e as më pak por numri dy qeverisë dhe ministri i Mbrojtjes, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud.

Siç njofton Ministria shqiptare e Mbrojtjes, gjatë një takimi me ministren Mimi Kodheli, zv/princi i kurorës, zv/kryeministri që drejton edhe dikasterin e Ushtrisë, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud, theksoi faktin se “jemi dy vende shumë mike, por deri tani nuk kemi marrëdhënie në fushën ushtarake dhe kjo vizitë është një fillim i mirë.”

Për ministren Kodheli, Shqipëria megjithëse një vend i vogël ka kontribut të madh për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.

“Ne duhet të luftojnë armiqtë e përbashkët, duhet të jemi bashkë në tema dhe vlera të rëndësishme”, tha e përzgjedhura e Ramës në krye të ushtrisë shqiptare.

Ministri saudit i Mbrojtjes, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud u ndal tek zhvillimet në Lindjen e Mesme ku nënvizoi se ka një sërë problemesh.

“Ka shtete që kanë rënë, shtete që po bien si dhe ideologji ekstremiste, dhe si rrjedhim të gjitha këto reflektohen në të gjithë botën”, u shpreh ai.

Sipas tij, duhet sa më shumë bashkëpunim në të kuptuarit e shkaqeve të radikalizmit dhe se për këtë arsye, Shqipëria është një vend i rëndësishëm duke qenë vend NATO.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes ndau bindjen se ka nevojë për më shumë ura mes dy botëve dhe nëse ne përmirësojmë gjendjen ekonomike të njerëzve, arsimimin dhe forcojmë bashkëpunimin me miqtë e mirë në botë do të ulim ndjeshëm praninë e terroristëve.

Gjatë qëndrimit të saj në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ministrja Kodheli vizitoi struktura të ndryshme ushtarake dhe disa të tjera që lidhen me sigurinë. /tesheshi/


Arivisti Company