E mërkurë, 26 Gusht 2015
“Shqipëria ishte vendi që mezi po prisja të vizitoja këtë verë. Ishte pjesë e ëndrrave të mia. Vend i një kulture të mahnitshme dhe e disa prej plazheve më të bukura në Europë, por ende pak ‘i humbur’ ”. Kështu shkruan blogerja amerikane, e cila udhëton nëpër të gjithë botë.
Në një shkrim dedikuar udhëtimit të saj në Shqipëri, Kate për shkruan me detaje çdo moment të kësaj aventure.
Në përshkrimin e saj Kate tregon sesi i lindi ideja për të vizituar Shqipërinë, e kjo ndodhi pasi ishte miqësuar me dy vajza shqiptare, emigrante në Shtete e Bashkuara të Amerikës, që e kishin shoqëruar atë në një tur në Amerikën qendrore.
Etiketa: Shqipëria, Turizëm