E enjte, 5 Korrik 2018
Mitrovicë – Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës është duke vazhduar greva e punëtorëve të administratës.
Edhe sot në këtë gjykatë sikurse dje i gjithë stafi i gjykatës janë në grevë ndërsa në dyert e gjykatës është vendosur një mbishkrim me të cilin palët njoftohen në gjuhën shqipe dhe serbe që stafi administrativ i gjykatës është në grevë.
Driton Asllani, kryetar i këshillit grevist të kësaj gjykate, ka thënë për KALLXO që edhe sot greva vazhdon njëjtë dhe se kërkesat e gjithë punëtorëve janë po atë që kanë qenë një ditë më parë.
Ndryshe nga gjykata tjera të vendit punëtorët e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, nuk janë duke e mbajtur grevën në vendin e njëjtë.
Punëtoret e objektit të gjykatës në veri të qytetit të Mitrovicës janë duke e mbajtur grevën në veri, kurse pjesa tjetër e stafit të punëtorëve gjenden në objektin e ish- Jugobankës po bëjnë grevë në jug të qytetit.
Etiketa: gjykata, Grevë, Mitrovicë