E premte, 2 Maj 2014
Nënshkrimin e kurrikulës së përbashkët me Shqipërinë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, e vlerëson si shumë të rëndësishme për gjithë kombin dhe gjeografinë shqiptare. Thotë se për kohën që ka shërbyer si ministër, ka shumë suksese. Një ndër to është Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Nuk është e rëndësishme që Shqipëria ka mbi 100 vjet shtet, por e rëndësishme është që Kosova dhe Shqipëria, përveç Abetares, do të kenë edhe kurrikulën e përbashkët.
Kjo kurrikulë do të jetë e përmasave kombëtare. Kështu thotë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.
Në intervistë për Tribunën, ministri thotë se këtë vit pritet të ndryshohet edhe Ligji për Arsimin e Lartë, për të cilin ai thotë se nuk do të jetë diskriminues as për institucionet e Arsimit të Lartë Publik, por as për ato private. /Tribuna/
Etiketa: Arsimi, rame buja, Shqiptarët