Shqiptarët e Luginës duan përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi


E shtunë, 14 Korrik 2018

Preshevë – Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës u kanë kërkuar institucioneve të Kosovës, por edhe atyre të Serbisë që të përfshihen në dialogun që dy vendet realizojnë në Bruksel, njofton Klan Kosova.

Politikanët në Luginë kanë miratuar edhe një Deklaratë Politike me anë të së cilës u kërkojnë Kosovës e Serbisë të përfshihen në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.

Ata kanë thënë se në këtë mënyrë do të rregullohet edhe statusi i tyre në Serbi.

Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, duan reciprocitet që të kenë të drejtat e njëjta në Serbi, siç i kanë serbët në Kosovë.

Etiketa: , , ,
Të fundit