E diel, 10 Mars 2019
STAMBOLL – Sot shqiptarët në Stamboll u mblodhën për të përkujtuar veprat heroike të familjes Jashari.
Mbledhja Përkujtimore u mbajtë në Qendrën e Kulturës së Kosovës në Stamboll. Ky event u organizua në bashkëpunim me Lidhjen e Rinisë Shqiptare të Turqisë.
Nergis Morana, kryetare e Lidhjes së Rinisë Shqiptare e degës së Bursës foli për masakrën në Prekaz dhe për rezistencën heroike të Adem Jasharit, familjes dhe shokëve të tij.