Kështu e mposhtën kampionin europian shqiptarët e Zvicrës


E mërkurë, 7 Shtator 2016

zvicra

Zvicra ka mposhtur Portugalinë me rezultat të pastër 2-0.

Golin e parë e shënoi Embolo në minutën e 24-të, ndërsa të dytin Admir Mehmedi pas gjashtë minutash.

Ai pranoi një top në zonë dhe gjuajti me mjeshtëri për të shënuar.

Për Zvicrën u paraqitën Valon Behrami që ishte edhe kapiten për disa minuta, Granit Xhaka që u skuq në fund të ndeshjes, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.

[youtube ekJGYcWV3dg]