E hënë, 7 Mars 2016
Prekazin dhe familjen Jashari sot e ka vizituar edhe një delegacion i shqiptarëve nga Sanxhaku. Këtë e ka bërë me dije Gani Koci, zyrtar i lartë i PDK-së.
“Ne Tempullin e sakrificës, lirisë dhe krenarisë atdhetare. Në Kullën e Jasharajve, në Prekazin heroik! Vizitë e veçantë e delegacionit te muslimaneve (shqiptarë) te Sanxhakt! Sollën perkrahjën mbeshtetjën dhe respektin për Familjen Jashari dhe gjithë Kosovën.”ka shkruar ai.
“Ata sollën falenderimet për atë që kishin bêrë shqiptarët në shpëtimin e tyre prej shfarosjës nga forcat çetnike më 1942-1943! Në shenjë mirënjohje dhuran Flamurin e Krahines se Sanxhakut!”, ka theksuar Koci.
Etiketa: Familja Jashari, Kosovë, shqiptaret e sanxhakut