Shqiptarët “pushtojnë” Michiganin


E diel, 18 Gusht 2013

Macomb, 17 gusht – Dikur ky qytet dominohej nga tre grupe etnike – gjermanët, italianët dhe polakët – por tani është kthyer në shtëpinë e emigrantëve që vijnë nga Iraku, India, Shqipëria, Bangladeshi, Libani, Meksika, Filipinet, Serbia, Kroacia, Ukraina, Laosi dhe Tailanda.

“Ka një diversitet të pamasë të grupeve të emigrantëve në qytetin Macomb dhe më shumë në të gjithë rajonin. Nuk kemi vetëm latinë apo një grup të vetëm që dominon”, thotë Kurt Metzger, drejtor i “Data Driven Detroit”.

Sipas një raporti të kësaj firme dhe një grupi tjetër, që studion demografinë e Detroitit, “Global Detroit”, rezulton se shqiptarët kanë në Macomb, grupin më të madh të emigrantëve në SHBA. Shqiptarët, thuhet në studim, janë ende një grup etnik “i padukshëm” sepse janë të shpërndarë në shumë qytete, transmeton gazeta Shekulli.

Qyteti i Macombit është pjesë e shtetit të Michiganit në SHBA. Në censusin e popullsisë të vitit 2010, ky qytet kishte një popullsi prej rreth 841 mijë banorëve, duke qenë qyteti i tretë më i populluar i këtij shteti. Koha

Etiketa: , ,