Shqiptarëve i takon një Nobel për tolerancë ndërfetare


E diel, 22 Dhjetor 2013

Nen organizimin e Këshillit Qendror Islamik të Zvicrës (ICCS ), për të tretin vit me radhë u mbajt në Gjenevë konferenca ndërkombëtare mbi islamin. Në mesin e 10 referuesve, i pranishëm ishte edhe imami nga Kosova, Shefqet Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se shqiptarët në Evropë janë shembull i tolerancës fetare, madje edhe politike.

“Janë liridashës dhe paqësor. Luftërat atyre u janë imponuar nga regjimet e ndryshme ne rajon. Nëse do të ekzistonte një Çmim Nobel për tolerancë ndërfetare , ai duhet t’ju jepet shqiptareve në Ballkan, sepse këtë e meritojnë”, ka deklaruar ai, transmeton Presheva Jonë.

Ndërsa, imami Fadil Musliu ka thënë se islami në Kosovë është transparent, që ka prioritet paqen dhe bashkimin.

Të fundit