Shqiptari ankohet se serbi e kërcënoi, policia niset drejtë qendrës së votimit


E diel, 22 Tetor 2017

Gashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjatë procesit të votimit një person ka tentuar të votojë dy herë. Ai tha se e ka paraqitur rastin tek përfaqësuesit e OSBE-së, mirëpo në atë moment ai ka marrë një kërcënim nga një komisioner i komunitetit serb.

E ëpr ta hetuar këtë rast, zyrtarë të policisë së Kosov ës nga rajoni i Mitrovicës së Veriut, tashmë janë nisur drejtë qendrës së votimit.

Kështu ka bërë me dije, zëvendësdrejtori i Mitrovicës Besim Hoti. Sipas tij, procesi zgjedhorë deri më tani  është duke shkuar i qetë. Ndërkohë që për incidentin e raportuar më herët, ai ka thënë se ekipet e policisë bashkë me prokurorin, janë duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Procesi deri më tani është duke shkuar i qetë. Sa i përket raportimeve për incident, ekipet policore bashkë me prokurorin tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoti, për Express.

Etiketa: ,