E martë, 23 Maj 2017
Ata dyshohen se kanë ndihmuar të fshihet Goran Petroviqin (që mund të shihni në foto) nga Pasjani, dhe i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje”.
Mediat në Serbi kanë raportuar se Petroviq dyshohet që në maj të këtij viti, në rrugën Bujanoc – Gjilan, në fshatin Luçan, ka vrarë bashkëshorten e tij Jovanen (24 vjeçe) dhe të ëmën e saj, Dushica Ivanoviq (42 vjeçe).
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka bërë me dije se të hënën kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën “dhënie e ndihmës pas kryerjes së veprës penale”.
“Lidhur me rastin (të ndodhur në fshatin Shillovë, Gjilan 21.07.2014-14:15), pas hetimeve të zhvilluara me datën 22.05.2017 janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull K-Shqiptar dhe një femër K-Serbe, pasi që të njëjtit e kanë ndihmuar dhe e kanë strehuar një të dyshuar që ka kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.
Ndërkaq, mësohet se gjatë kontrolleve që janë bërë në shtëpitë e të dyshuarve, Policia e Kosovës ka gjetur gjësende personale të Petroviqit sikurse edhe pasaportën e tij.
Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës dyshon se Petroviq ka grabitur një pompë benzine në fshatin Shillovë vitin e kaluar, kohë nga e cila është vënë në kërkim të tij.
Etiketa: Arrestim, kllokot