E enjte, 24 Dhjetor 2015

Ebru Güneş – Eugena Aliu
Stamboll – Një vajzë nga Shqipëria është paraqitur denjësisht në konkursin e talenteve “O Ses Türkiye” apo “Voice of Turkey”.
Eugena Aliu ka kaluar fazën e parë të këtij konkursi pasi ka interpretuar një këngë turke, ndërsa më pas ka kënduar edhe në shqip.
Eugena Aliu ka zgjedhur këngën “Erdhi pranvera”, e cila ka marrë vlerësimin e jurisë, por edhe atë të publikut.
Aliu është prezantuar në anglisht, pasiqë nuk e njeh turqishten.