Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë hetim ndaj tentativës për grusht shteti

Prizren Post | 12:31 - 21.07.2016

Ankara – Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka filluar hetimin në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO. Veçanërisht, po bëhen kërkime në lidhje me personelin i cili gjatë ditës së grusht shtetit ishin kujdestarë nëpër njësite, raporton Anadolu Agency (AA).

Krahas hetimit të cilin e filloi Kryeprokuroria e Përgjithshme e Ankarasë, hetim po kryen edhe Shtabi i Përgjithshëm brenda vetë institucionit.

Në kuadër të këtij hetimi në të cilin krahas gjërave tani më të shpalosura po shqyrtohet mundësia nëse tentativa ka pasur mbështetës, veçanërisht po bëhen kërkime në lidhje me personelin i cili gjatë natës së puçit po bënte kujdestari. Gjithashtu pritet të zbulohet nëse kujdestarët gjatë asaj nate u caktuan në detyrën e kujdestarit qëllimisht apo jo.

Nga ana tjetër, Shtabi i Përgjithshëm është mobilizuar për t’i fshirë gjurmët e tentativës për grusht shteti që u ndërmor nga grupi anëtar i FETO-s.

Në këtë drejtim, fillimisht u fshinë komunikatat e puçit të cilat pjesëtarët e organizatës terroriste i vendosën në faqen e internetit të Shtabit të Përgjithshëm. Pseudo-komunikatat prej të cilave e para u ngarkua në internet në orën 00:45, e dyta në orën 01:20, e treta në 3:10 dhe e katërta në 06:50, u larguan na faqja në orët e mbrëmjes më 16 korrik.

Pas këtij ndryshimi që u realizua me kthyerjen e gjeneralit të përgjithshëm Hulusi Akar dhe komandantëve në shtab, faqja e internetet sërish u lëshua në shërbim.

Pas tentativës për puç, me urdhrin e gjeneralit Akar, në panonë e Shtabit u shfaq fotografia e flamurit turk dhe fjalët “Pushteti i takon popullit” dhe “Ushtria dhe populli dorë për dore”.


Arivisti Company