E enjte, 16 Shkurt 2023
PRIZREN – Policia në raportin e saj njoftoi për një mosmarrëveshjeje në rrugën Adem Jashari, aty janë përleshur fizikisht mes vete shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë.
Si pasojë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas hapjes së rastit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Etiketa: Përleshje, Policia, Prizren