Shteti fajtor, pse shqiptarët falen në rrugë. Kosova dhe Shqipëria me vetëm 1370 xhami?!


E martë, 21 Korrik 2015

Në Shqipëri me shumicë musliamne sot ka vetëm 638 xhami dhe 1.119 kisha edhe pse numri i këtyre të fundit është për disa herë më i vogël?! Për nga numri i kishave në Shqipëri “vërtetë” po dalin fjalët e Edi Ramës se “Shqipëria nuk qenka vend musliman”.

Sidoqoftë, deri më sot nuk ka pasur një bilanc zyrtar se sa është numri i objekteve të kultit në Shqipëri. Por së fundmi janë komunitetet fetare ato që komunikojnë numrin e ndërtesave të tyre. Në Shqipëri ndodhen 638 xhami dhe 1.119 kisha. Drejtues të komunitetit ortodoksë thanë për gazetën “Tirana Observer” se ky besim fetar ka 425 kisha ortodokse.

Drejtuesit e besimit katolik deklaruan se në vend numërohen 694 institucione fetare të këtij besimi. Ndërsa nënkryetari i Komunitetit Musliman Saimir Rysheku, thotë se objekte fetare të besimit musliman janë 568 xhami dhe 70 tyrbe të sektit bektashi.

Nëse feja është e garantuar nga Karta e OKB-së si e drejtë themelore dhe legjitime atëherë për çka flasin titujt e disa portaleve si «Çfarë kërkon feja në rrugë?! » apo «Kosova me 742 xhami.. ». Këto portale apo autor qe “brengosen ” fort për këtë fenomen, pse nuk kërkojnë nga autoritet e Tiranës dhe Prishtinës të rrisin numrin e xhamive, nëse ju pengojnë shqiptarët kur falen apo luten në rrugë?! Që në fakt këtu nuk janë fajtorë muslimanët por shtetet që nuk ndërtojnë xhami. Dhe është normale të dalin shiptarët në rrugë të falen, sepse ata nuk i zë hapësiara e xhamive. Sikur të kishte xhami më shumë, sigurisht më pak apo fare hiq nuk do të dilnin njerëzit në rrugë, sheshe për t’u falur. P.sh. në Serbi, Greqi apo Itali askush nuk lutet në rrugë, sepse në çdo lagje ke kisha!/PreshevaJone/

Etiketa: ,
Të fundit