Shteti paralel edhe kundër IHH-së


E martë, 14 Janar 2014

Ankara, 15 janar – Rriten reagimet pas operacionit në qendrën e IHH-së, dega në Kilis. Përkrahësit e IHH-së do të mblidhen për mbështetje përpara qendrës së saj në Fatih/Stamboll. Operacioni paralel policor që po vazhdon tanimë edhe kundër organizatës humanitare IHH zgjoi reagimin e përkrahësve të saj të cilët u mblodhën më 14 janar në orën 20:00 para qendrës së IHH-së në Fatih.

Grupi që potencoi se janë kundër këtij operacioni antiligjor bëri thirrje për të gjithë njerëzit me ndërgjegje të pastër që të jenë të ndjeshëm ndaj thirrjes së tyre për përkrahje ndaj IHH-së, shoqatë e cila siç dihet gjatë organizimit për ta thyer embargon e Izraelit ndaj Palestinës dha 9 shehidë.

Zyrtarët e IHH-së sot bënë një deklaratë zyrtare para mediave se bastisja e qendrës së tyre në Kilis është plotësisht antiligjore.

Burimet e Prizren Post nga Ankara bëjnë të ditur se operacioni i bastisjes së zyrës së IHH-së në Kilis duke mos e paralajmëruar as edhe guvernatorin e këtij qyteti u bë nga siç pretendohet policia me qendër në qytetin Van. Thuhet se është vazhdë e operacioneve kundër qeverisë Erdogan. Burimet e sakta të Prizren Post sipas njohurive të marra theksojnë se duhet demantuar lajmi i përhapur në mediat shqiptare se kjo shoqatë është rekrutuese e shqiptareve për luftën në Siri, e cila nuk është më shumë se një organizatë humanitare./Prizren Post/

Etiketa: ,