E diel, 27 Shtator 2015
Mitrovicë – Data 1 shtator ishte caktuar si afat i fundit kur duhej të rekrutoheshin 483 pjesëtarët e ish-Mbrojtjes Civile. Por kjo nuk ka ndodhur.
Vonesa pretendohet të jetë bërë për shkak se pala serbe nuk i ka dorëzuar 15 hapësirat të cilat i ka shfrytëzuar si zyra dhe depo në 7 lokacione të ndryshme në veri të vendit.
Bëhet fjalë për katër lokacione në komunën e Leposaviqit, një në komunën veriore të Mitrovicës, një në komunën e Zveçanit dhe një në komunën e Zubin Potokut.
Kështu të paktën pati thënë me 2 shtator ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
Sipas saj, deri në gjysmën e muajit shtator veç se duhej të përfundonte verifikimi dhe intervistimi.