E martë, 9 Shkurt 2016
Berlin – Shtypi gjerman i ka kushtuar hapësirë të madhe vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në shkrimin e ballinës të gazetës Süddeutsche Zeitung qëndron kryeartikulli “Merkel e tmerruar nga sulmet e Rusisë”. Në artikullin e gazetës thuhet se kancelarja Merkel duke dënuar bombardimet mbi civilët sirianë në Halep ajo ka thënë se kryeminitri turk Ahmet Davutoglu është i shqetësuar nga një fatkeqësi njerëzore. Ndër të tjera në lajm përmendet që NATO të mbështesë Ankaranë kundër trafikantëve.
Ndërsa Frankfurter Allgemeine Zeitung në titullin e saj me fotografinë gjatë takimit të Merkelit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ka potencuar kancelarja gjermane ka dënuar sulmet ruse në Siri.
Gazette Bild ka përdorur titullin “Putin po bombardon planet e Merkel” dhe në lajmin e saj është shpjeguar se kancelarja gjermane është duke negociuar me Turqinë dhe se sulmet ajrore ruse kanë nxitur një krizë të re të refugjatëve.