Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shumicës në rajon i konvenon vazhdimi i konflikteve politike midis Beogradit dhe Prishtinës

Prizren Post | 17:24 - 13.09.2018

Beograd – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se shumicës në rajon i konvenon vazhdimi i konfliktit politik midis serbëve dhe shqiptarëve.

“Ata thonë se duan që të gjithë të përparojnë, përveç serbëve dhe shqiptarëve, dhe disave nuk i pëlqen fuqia e Serbisë”, tha ai.

Kreu i shtetit serb ka shtuar se ka luftuar për pesë vjet për të ndryshuar aksiomën se Kosova është e pavarur dhe se Serbia nuk ka asgjë për të kërkuar në negociata, por kjo nuk do të thotë se do të arrihet një marrëveshje.

Vuçiq e tha këtë kur u pyet nëse forcat globale, të cilat i dhanë hapësirë Beogradit dhe Prishtinës për t’u pajtuar, “do të duhet ta mbajnë këtë mundësi në tryezë” dhe kush është më përgjegjës për mosmarrëveshjen, transmeton Klan Kosova.


Etiketa:
Arivisti Company