E martë, 30 Shtator 2014 
Prishtinë – Kur Papa Francesku erdhi në Tiranë, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi rastin që t’ia qojë për bekim Papes djalin e tij, Zaho, që ka disa javë që ka lindur.
Por duket se një gjë të tillë e ka bërë dikush më herët nga Kosova. Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale shihet ish presidenti Ibrahim Rugova me Papa Gjon Palin e II.
Aty duket të jetë edhe Fana, bashkëshortja e tij bashkë me vajzën më të vogël, Teuta Rugovën e cila tashmë është deputete. Nëse kjo ka ndodhur a po e ndjek Teuten bekimi i Papes, pasi ajo fitoi dhjetëra mijëra vota dhe u bë deputete.
Madje bashkë me deputeten Flora Brovina asaj po i bie të udhëheq seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Etiketa: Papa, teuta rugova