E hënë, 18 Gusht 2014
Qeveria gjermane e udhëhequr nga Angela Merkel ka tentuar që ta heq nga pushteti Recep Tayyip Erdoganin, të njohur në Kosovë si ‘vëllau’ i Thaçit dhe e ka spiunuar atë që prej para pesë vitesh duke qenë edhe pas protestave të ashpra vitin e kaluar, por i cili (Erdogani) para një jave vetëm sa e forcoi pushtetin sundues të tij në Turqi kur i fitoi votat për kryetar të vendit, shkruajnë mjetet turke dhe gjermane të informimit.
Sipas javores më të fuqishme gjermane dhe me influencë në skenën mediatike të Gjermanisë, “Der Spiegel” dhe asaj turke “Yeni Safak”, Shërbimi Federal i Inteligjencës së Gjermanisë (BND) e ka patur nën spiunim Turqinë që nga viti 2009.
Për këtë arsye sot Ministria e Jashtme e Turqisë e ka ftuar në një bisedë ankese Ambasadorin gjerman në Ankara, Eberhard Pohl.
E përditshmja turke ndërkohë shkruan se lajmi i dhënë i pari nga “Der Spiegel”, për spiunimin që prej para pesë viteve nga ana e BND-së, vetëm sa i konfirmon dyshimet kohë-gjate se kjo po ndodhte me të madhe, dhe në mënyrë praktike brenda Turqisë.
Të gjitha ata të cilët e kanë përcjell për së afërmi këtë çështje e dinë se sa aktiv ka qenë BND-ja në vendin tonë. Madje, Disa tensione vitin e kaluar midis Gjermanisë dhe Turqisë duhet që të shihen nga ky kënd-vështrim. BND-ja ka qenë një ndër ato forca që ka qenë shumë aktive në organizimin dhe zbatimin e protestave në Parkun Gezi (kundër Erdoganit) Prandaj mund të konsiderojmë se Gjermania është e përfshirë në konspiracion kundër qeverisë së Erdoganit…” shkruan kështu e përditshmja turke e afërt me Erdoganin, transmeton dtt-net.com.
Mirëpo, Erdogan, i cili konsiderohet si konservativ i madh islamik, nuk ka kundërshtar dhe nuk i ka prishur marrëdhëniet vetëm me Angela Merkelin dhe qeverinë e saj gjermane.
Erdogan gjatë kësaj vere pat deklaruar se ai nuk kishte biseduar plot pesë muaj me kryetarin e SHBA-ve, Barack Obama.
Etiketa: Angela Merkel, Gjermania, pergjimet, Recep Tayyip Erdoğan, Turqia