Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Si të gatuajmë një Lazanjë të thjeshtë?

Prizren Post | 14:30 - 10.01.2015

Përbërësit për brumin:

3 vezë
1 filxhan i vogël i kafes turke qumësht
1 /2 filgxhan vaj
Pak kripë
Miell

Përbërësit për mbushjen:

500 gr mish i bluar
300 ml salcë e domateve
Kripë, piper i zi, piper i kuq, vegete, rigon
50 ml vaj
500 gr djathë kaçkavall

Përbërësit për salcën beshamel:

500 ml qumësht
2 lugë miell
Kripë, piper i zi, vegete
150 gr margarinë

Përgatitja:

Tunden vezët me qumështin ,vajin dhe kripën dhe i shtohet mielli derisa të bëhet një brumë i trashë sa mund të bëhet petë. Nga ky brumë ndahen tre toptha nga të cilët me hollues në tavolinën e punës e rrisim në madhësi të tepsisë që mund të jetë edhe e rrumbullakët.

Për mbushjen merret mishi dhe kaverdiset mirë në yndyrë dhe i shtohet melmesat të gjitha dhe në fund i shtohet salca e domateve. Pasi e merr edhe një valë largohet nga zjarri.

Për salcën beshamel hidhet në një tigan margarina dhe pasi të shkrihet mirë shtohet mielli dhe përzihet derisa të ndryshojë ngjyrën pak dhe në fund i shtohet mielli duke e përzier vazhdimisht. Pastaj në fund fare i shtohen melmesat. Pasi trashet pak e largojmë nga zjarri. Pasi i kemi bërë topthat nga brumi i hapim në peta në madhësi të tepsisë dhe në tepsinë e lyer me vaj e shtrojmë petën e parë.

Pastaj shtrojmë mbi petë nga mbushja me mish dhe përmbi grijmë kaçkavall në rende dhe pastaj nga salca beshamel, pastaj peta e dytë e mbi të mbushja me mish, kaçkavalli e pastaj salca beshamel, e kështu të tria petat mbulohen me mish dhe salcë derisa të harxhohet masa, vetëm se duhet që shtresa e fundit të jetë me mish dhe salcë. Në fund fare i hedhim një sasi më të madhe të kaçkavallit dhe e fusim në furrë të nxehtë 200 gradë për 30 minuta.


Arivisti Company