E diel, 10 Janar 2021
Sigurisht shumë prej nesh praktikojnë ta lënë alarmin disa minuta më herët sesa planifikojnë të zgjohen nga shtrati, në mënyrë që të pushojnë trurin e tyre dhe të zgjohen më lehtë. Epo, kjo është një nga gabimet më të mëdha që bëjmë në mëngjes.
Në momentin kur e lëmë alarmin për tu zgjuar, truri ynë vazhdon të na ngacmojë duke na rritur dëshirën për të qëndruar në shtrat ku është ngrohtë dhe qetë. Duke e shtyer alarmin në mënyrë të tillë, ne vetëm se do të flemë edhe disa orë më tepër, madje shpeshherë edhe vonohemi për punë sepse në mëngjes truri ka ende nevojë për qetësi dhe rrallëherë zgjohemi të pushuar në ato orë të hershme të mëngjesit, transmeton lajmi.net.
Por nëse vazhdoni t’i ndiqni hapat e mëposhtëm, atëherë ju do ta shihni se do ta keni shumë më të lehtë për tu zgjuar në mëngjes. Sigurisht se nuk do të zgjoheni duke “qeshur” dhe “shkëlqyer” por patjetër që do të zgjoheni më lehtë dhe pa probleme.
1.Lëreni telefonin me alarm sa më larg shtratit tuaj.
Mënyra më e lehtë për ta zgjuar trurin tuaj është që ta zgjoni edhe trupin tuaj sa më shpejtë nga shtrati, menjëherë pasi t’i hapni sytë. Në momentin kur të bie alarmi, muzika e telefonit do t’iu pengojë dhe atëherë truri do të hyjë në funksion dhe do ta detyrojë edhe trupin që të zgjohet.
2.Vazhdoni detyrat tuaja pa përtesë
Pasi ta ndalni alarmin, mundësitë për t’u kthyer përsëri në shtrat të ngrohtë janë të mëdha. Por, përsëri, mos lejoni që truri të vendosë për vendimet tuaja, kështu që mënyra më e lehtë është të bëni një veprim të duhur.
Pijeni një gotë ujë, kjo do t’iu ndihmojë që truri juaj të kthjellet shumë më shpejtë. Menjëherë pas saj, shkoni pastroni dhëmbët tuaj. Me këto veprime ju nuk do të doni më të ktheheni në shtrat sepse tani vetëm keni fituar kondicion.
3.Përgatitni rrobat para se të flini që ti keni të gatshme për mëngjes
Kur të zgjoheni në mëngjes, nuk do të këni mundësi dhe as kohë të dëshirueshme për përzgjedhjen e rrobave. Mënyra më e lehtë është që ato t’i keni të gatshme. Kështu që kur të zgjoheni dhe ti përfundoni të gjitha detyrat tjera, veshja e rrobave do të jetë detyra më e lehtë.
4.Para se të flini mendojini obligimet për të nesërmen
Cdo mbrëmje para se të flini, mendojeni shkurtimisht agjendën tuaj për të nesërmen, zgjohuni të përgatitur për çdo vendim që ju e merrni.
Kjo gjë do t’iu ndihmojë që ju të mos humbisni kohë duke i menduar gjërat që duhet të bëni gjatë ditës, kjo është një lloj sfide që ju duhet t’ia bëni vetës çdo herë.
Zgjimi herët në mëngjes nuk është asnjëherë i dëmshëm, megjithatë vetëm e përgatit trupin tuaj të fitoj super fuqi dhe kondicion. Madje duke ndjekur shembujt e mësipërm ju me të vërtetë do ta keni edhe më të lehtë./Lajmi.net