Si u krijuan Meleket(Engjujt) dhe koha e krijimit të tyre?


E diel, 10 Nëntor 2013

Melekët u krijuan nga drita, këtë e dëshmon edhe hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të cilin e transmeton Aisheja [radijall- llahu anha] nga babai i saj, se Pejgamberi [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Melekët u krijuan nga drita, xhinnët u krijuan nga flaka e zjarrit, kurse Ademi u krijua nga ajo që u është përshkruar juve (dheu)”
Muslimi.

Mirëpo i Dërguari i All-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk na sqaroi se çfarë drite ishte ajo nga e cila u krijuan ata, për këtë shkak ne nuk guxojmë të thellohemi në këtë çështje, sepse kjo është një fshehtësi të cilën hadithi nuk e sqaroi më tepër.

Ndërsa sa i përket transmetimit të Ikremesë i cili thotë: “Melekët u krijuan nga drita e fuqisë, kurse Iblisi u krijua nga zjarri i fuqisë” dhe transmetimit të Abdull-llah Ibn Amrit i cili ka thënë:
“Ne nuk e dimë se kur u krijuan melekët, sepse vetë All-llahu nuk na tregoi asgjë për këtë, e atë që e dimë është se melekët u krijuan para Ademit, për këtë dëshmon edhe ajeti kur’anor:
“(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!… ” (El-Bekare: 30)

Ky zëvendës është Ademi [alejhis- selam] dhe të njëjtit i urdhëroi që t’i përkulen në momentet kur Ademin [alejhis-selam] e krijoi All- llahu i Madhërishëm:

“E kur ta përsos atë (në formën e njeriut) dhe ti japë atij shpirtin që është krijesë e Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”. (El- Hixhr: 29)

Të fundit