E mërkurë, 30 Tetor 2013
Prishtinë, 30 tetor – Skuadra e basketbollit Sigal Prishtina pësoi sonte humbje të ngushtë në udhëtimin e vështirë në Izrael, në sfidën ndaj kampionit të Ligës Ballkanike, Galil Gilboa. Rezultati në fund ishte 71:66 në të mirë të vendësve.
Në çerekun e parë basketbollistët e Sigalit shkëlqyen dhe e përfunduan atë me rezultatin 17:15 në favor të vetin. Si raporton Telegrafi, në këtë periudhë të lojës u dallua Blerim Mazreku, i cili ishte i pa konkurrencë në trapez.
Galil e fitoi çerekun e dytë me epërsi prej 3 pikëve, duke e përmbyllur pjesën e parë me një pikë epërsi.
Pas çerekut të tretë epërsia e vendasve ishte vetëm dy pikë dhe në fund u zhvillua një lojë dramatike. Në çerekun e katërt dhe të fundit ishte Robinson ai që u dallua për Galilin, duke krijuar epërsinë më të thellë në këtë takim prej pesë pikësh, por Sigal Prishtina u kthye me Dardan Berishën e shkëlqyer, i cili në fund për pak sa nuk u tregua vendimtar me pikët e tij.
Kjo është humbja e parë e Sigal Prishtinës këtë sezon në Ligën Ballkanike.
Etiketa: Sigal Prishtina