E shtunë, 31 Dhjetor 2016
Nga Eroll VELIJA
Pas largimit të Hrushçovit, në vitin 1966 ai u takua me Brezhnjevin pranë Detit të Zi që t’i vazhdojë raportet e kontraktuara me udhëheqësin e ri. Menjëherë pas kthimit të tij, Kryetari Xhonson i bëri presion Kongresit që ta zvogëlojë kontrollin dhe carinën eksportuese midis SHBA-ve dhe shteteve komuniste evropiane. Shumë mallëra që deri atëherë konsideroheshin si mallëra strategjike, u liruan nga embargoja. Rothshildët dhe Rokfelerët për komunizmin dinë diç që ne nuk dimë.
Pas këtyre financimeve kaq të mëdha dhe ndihmave me kaq përkushtim pa kurrfarë frike, është logjike të mendohet se ata jo vetëm që janë partnerë të tyre, por i mbanë tërësisht nën kontroll.Kjo është “renditja e re botërore”për të cilën kanë folur Napoleoni, Hitleri, Stalini etj. Kush është sundimtari? Ai i cili e paguan shpërblimin Socializmi i Rokfelerit nuk është sistem për rindarje të pasurive, e posaçërisht jo të pasurisë së tij, por sistem për kontrollimin e njerëzve. Socializmi ia përcjellë pushtetin Qeverisë, të cilën nga ana tjetër e kontrollon Rokfeleri.
Nga kjo kanë nxjerrë fitime të mëdha. Duke kontrolluar qeveritë, drejtpërsëdrejti ose tërthorazi, ata çdo gjë kanë mbajtur nën kontroll, sipas kësaj “ata na kontrollojnë neve të gjithëve”.(?!) Më posht po postoj disa foto me simbolin e freemasonve fillimisht dhe më pas foto nga personalitete të sotme që janë pjesëtar të lozheve freemasone dhe që nuk janë druajtur as pulbikisht të përdorin simbolin e tyre.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Eroll Velija, Opinione