Sindikata e punëtorëve në sektorin privat ka reaguar ashpër për gjendjen e punëtorëve


E martë, 13 Gusht 2019

PRISHTINË – ​Sindikata e punëtorëve në sektorin privat ka reaguar ashpër për gjendjen e punëtorëve në Kosovë.

Reagimi i plotë i Sindikatës:

Tani më është bërë dukuri e natyrshme se gjendja e punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës është e mjerueshme. Fillojmë nga ajo më e rënda ku për shtatë muaj jetën e tyre punëtorët e këtij sektori duke u munduar që familjes së tyre tu ofrojnë një kafshore buke për mbijetesë e humbën jetën 13 punëtor, por edhe tre të tjerë pas lëndimeve të marra në punë vdiqën pas një periudhe kohore jo shumë të gjatë .

Kishte edhe shumë të tjerë të cilët nga lëndimet në punë ata kurrë më nuk do të jenë të aftë për t’u kthyer në vendet e tyre të punës.

Një kategori e punëtorëve e sakatosur deri në palcë nga shteti i vet, një kategori që udhëheqësit tanë shtetëror e shtrydhen si limonin që për veti të krijojnë komoditet personal dhe familjes së tyre.

Shkatërruan fuqinë punëtore profesionale duke ju imponuar atyre rrugët e kurbetit, përderisa nga viti 2011 e gjer më sot këta maskarenj pagat e tyre i rriten 5 herë , kurse për ata që derdhin djersën edhe në temperature 30 gradë kanë pagën 130 euro dhe 170 me çka këtë veprim nuk e bëri as okupatori serb.

Në 70 % të kompanive tani këta punëtorë janë pa kontrata pune, 90 % të atyre që kanë kontrata pune pushimi i tyre vjetor është vetëm 10 ditë, shumë punëtor që tani dalin në pension, shohin se pronari i kompanisë nuk ka derdh asnjë metelik ne fondin pensional të tyre, dmth njëzet vjet pas lufte, lulëzojnë hotelet, blloqet e banesave, ndërtimet e rrugëve që krejt kjo bëhet me djersen e këtyre punëtorëve këtyre nuk u respektohet as e drejta elementare që është e sanksionuar me ligj dhe Marrëveshje Kolektive.

Të gjitha këto po i dinë dhe po i mbanë në qafë punëtori i ngratë por kot sepse shteti ju ka gjuajt në qafë me mekanizmat e vetë.

Një përfaqësues i Bashkimit Evropian, Luigj Brusa në një takim tha ne kemi financuar 3 milionë euro për Inspektoratin e punës me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në inspektoratin e punës e çka ishte më shokuese njeriu bajagi përgjegjës në këtë inspektorat nuk dinte asgjë për këto mjete. Po në këtë takim një punëtor u ankua se është larguar nga vendi i tij i punës vetëm pse kur ministriiI punës ishte në vizitë në një kompani dhe ky u lavdërua gjëja se kjo kompani po respekton të drejtat e punëtorëve, por ky punëtor i kësaj kompanie i shkroi mesazh ministrit duke i thënë se nuk është gjendja ashtu siç ia ka interpretuar pronari i kompanisë por është shumë ma ndryshe duke i dhënë informacione se vetë këtij punëtori i bëhet e padrejtë duke i argumentuar me fakte, dhe ndodhi ajo që nuk duhej ndodh ky punëtorë u largua nga puna, jo me bekimin e ministrit të punës, dhe ky punëtor sot sillet rrugëve.

Qeveri e nderuar dhe ju pushtetar ju e dogjët fuqinë tonë punëtore me paga nënçmuese ju ja humbët krenarin atyre që të parët rrezikuan familjet e veta duke mos njohur sistemin dhunues të armikut nga vitet e ‘90 ju edhe sot po dhunoni këtë kategori të punëtorëve por mos harroni se edhe ju do të digjeni por fatkeqësisht të fundit.

1. Nga viti 2011 e deri më sot keni paga 130 dhe 170 euro që askush në rajon nuk i ka

2. Ju me mekanizmat e juaj nuk zbatoni ligjin e punës dhe ligjet tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve

3. Ju nuk keni ligjin mbi sigurimet shëndetësore

4 .Ju nuk krijuat një fond apo mbështetje financiare për punëtorët që vdiqën në vende të punës

5. Ju ndani mjete njerëzve të juaj për çështje shëndetësore që janë në listën e njerëzve më të pasur në Kosovë, por jo edhe për ata punëtorë që nuk kanë mjete as për varrimin e tyre.

6 .Ju nuk qani kokën se në saje të kësaj gjendje, shumë kompani tani veçse duhet mbyllur në mungesë të fuqisë punëtore.

Dhe në fund tani nuk e di cila rren do pijë ujë para këtyre punëtoreve meqë veç jemi në prag të zgjedhjeve, sigurisht se ne si sindikatë kemi një opsion për gjendjen që e krijuat.

Etiketa: ,
Të fundit