Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sinjale negative të BE-së për Shkupin

Prizren Post | 21:19 - 20.06.2013

Nga Brukseli mësohet se për Maqedoninë në këtë samit nuk do të ketë as konkluzion, as datë për bisedime.

Presidenca irlandeze me Bashkimin Evropian i theu të gjitha shpresat se Unioni do t’i kapërcejë të gjitha interesat e ngushta dhe pas pesë raporteve pozitive me rekomandime të Komisionit Evropian që thuhej se Maqedonisë duhej t’i jepej datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, transmeton KTV.

Pas mbledhjeve të mbrëmshme dhe të sotme të KOREPER- grupi i përbërë nga ambasadorë të vendeve anëtare të Unionit, presidenca irlandeze publikoi se në samitin e Këshillit Evropian më 27 dhe 28 qershor do të bisedohet vetëm për caktimin e datës për negociata me Serbinë. Mësohet se për Maqedoninë në këtë Samit nuk do të ketë as konkluzion, as datë për bisedime.


Etiketa:

Bëni një koment