Siri, çlirohen 617 kilometra katrorë nga DEASH-i në veri të vendit


E premte, 11 Nëntor 2016

Luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane kanë marrë nën kontroll pesë fshatra në krahinat Mare dhe Munbixh

thumbs_b_c_c53f565d9b30e8bf7337fbd99648b4dc

ANKARA – Rreth 1.600 kilometra katrorë të territorit në veri të Sirisë janë çliruar nga organizata terroriste DEASH, në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadoly Agency.

Në tre ditët e fundit, Ushtria e Lirë Siriane e mbështetur nga Turqia, ka çliruar rreth tetë kilometra në qarkun Al-Báb, i cili ndodhet në verilindje të Halepit.

Luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane kanë marrë nën kontroll pesë fshatra në krahinat Mare dhe Munbixh, në lindje të al-Bab-it.

Operacioni ushtarak “Mburoja e Eufratit” është nisur në muajin gusht, për të pastruar pjesën veriore të Sirisë nga grupet terroriste. Sot është dita e 80-të e këtij operacioni ushtarak.

Leave a Reply

Të fundit