E shtunë, 30 Prill 2016
Në një sulm ajror të ndërmarrë nga ana e ushtrisë së Sirisë me bomba fuçi ndaj një qendre mjekësore në lagjen Bustan el-Kasr të Halepit humbën jetën 5 persona dhe plagosen 25 të tjerë.
Drejtori i Mbrojtjes Civile në Halep, Nexhip Ensari, në një deklaratë të bërë tha se një helikopter i regjimit në lagjen Bustan el-Kasr, zonë nën kontrollin e opozitarëve ka hedhur 3 bomba fuçi në qendrën mjekësore të kësaj zone.
Ensari pasi ka theksuar se nga bombardimi kanë humbur jetën 5 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë, ka vënë në dukje se të plagosurit në sulm janë nxjerrë nga rajoni nga ekipet e mbrojtjes civile. Ndër të tjera Ensari ka theksuar se avionët e ushtrisë edhe brenda ditës kanë bombarduar rajone të ndryshme të qytetit.
Etiketa: bombardime, siri