Siri, regjimi vazhdon shkeljen e armëpushimit në lindje të Halepit


E mërkurë, 14 Dhjetor 2016

halepi

Halep – Ushtria e regjimit të Bashar Al-Asadit dhe milicët shiit nën komandën e Iranit që shkelën armëpushimin në rajonin lindor të Halepit në Siri po ndërmarrin sulme të ashpra për të marrë nën kontroll edhe pjesën e mbetur nën kontrollin e opozitarëve. Në sulmet të cilat vazhdojnë që prej 3 orëve janë plagosur më shumë se 40 civilë, raporton Anadolu Agency.

Ditën e djeshme rreth orës 19.00 me ndërmejtësimin e Turqisë u arrit një armëspushim mes forcave të regjimin nën udhëheqjen e Rusisë dhe grupeve të armatosura opozitare në lindje të Halepit.

Por, forcat e regjimit dhe milicët shiit nën komandën e Iranit sot shkelën armëpushimin duke qëlluar me armë të rënda rajonin nën kontrollin e opozitarëve.

Koordinatori ushtarak i grupeve opozitare në veri të Sirisë, Abdulmunim Zijnettin, në një audio-zëri të dërguar gazetarit të AA-së tha se forcat e regjimit dhe mbështetësit e tij po përpiqen të hyjnë në territorin prej 6 kilometra katrorë të mbetur nën kontrollin e opozitarëve.

“Irani duke refuzuar këtë dakordësim nuk ka lejuar daljet. Irani ka pretenduar disa kushte në interes të tij. Aktualisht forcat e regjimit po përpiqen të përparojnë në disa rajone. Milicët iranianë duke qëlluar me artileri të topave kanë injoruar marrëveshjen e arritur me Rusinë. Forcave të rezistencës u ka mbetur vetëm alternativa që të mbrojnë veten e tyre. Ne do të luftojmë kundër këtyre milicëve ose deri në fitore ose deri në vdekje”, tha në fjalën e tij Zijnettin.

Një prej komandantëve të Ushtrisë së Lirë Siriane, Muhammed Shejh në një deklaratë për gazetarin e AA-së në rajonin në rrethim ka njoftuar se forcat e regjimit pasi shkelën armëpushimin duke qëlluar me artileri topash, avionët e regjimit kanë nisur bombardimet.

Të fundit